Sonte ndodh solstici i Veres, neser dita me e gjate |Lajme-News

RTV KLAN 2020-06-20

Views 10

Sonte në mesnatë do të ndodhë solstici i verës, që shënon hyrjen plotësisht të stinës së nxehtë, njëkohësisht shënohet edhe dita më e gjatë e vitit prej 15 orësh e 15 minuta. Kështu, në 21 Qershor dielli do të lindë në 5:36 minuta e do të perëndojë në orën 20:51 minuta. Solstici shënon fillimin e stinës verore në hemisferën tonë, dhe nuk është një ditë, por është një moment i caktuar që këtë vit do të verifikohet në orën 23:43 minuta të 20 Qershorit.
Mirëseardhjen Verës këtë 21 Qershor ia jep edhe Dielli në mënyrë të veçantë, pasi në orët e pasdites do të ndodhë një eklips unazor. Fenomeni mund të dallohet mirë në Azi, shpjegojnë astronomët, por mund të dallohet edhe në pjesën mesdhetare ku ndodhet vendi ynë dhe Italia jugore, nga ora 07:00 deri në orën 08:00 të mengjesit, në varësi të zonës vëzhguese.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form