#tvora #rtvoranews
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ''Arrest me burg'' për Sebastian Malin, nipi i Artur Markut i cili u arrestua nga policia në Mal të Zi për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor.
Sebastian Mali mohoi të kishte lidhje me ekzekutimin e Billës duke pretenduar se ishte rastësisht në vendngjarje dhe kishte shkuar për të blerë një bluzë në qendrën ''Kristal.''
Nesër pritet të dalë para gjykatës edhe Viktor Marku, autori i dyshuar i vrasjes së Hekuran Billës, i cili pretendon se ka qenë në Mal të Zi në momentin kur ndodhi vrasja.
Hetimet për vrasjen e Hekuran Billës
Ditën e sotme (21 qershor), u arrestua një 32-vjeçar i cili pas kontrolleve të policisë lidhur me vrasjen ndaj Billës, u arrestua në flagrancë pasi mbante armë zjarri pistoletë me vete dhe tentoi të largohej me vrap.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin mafioz.
Bëhet fjalë për shoferin e makinës, i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun të largohet nga vendi i krimit, dhe dy persona të tjerë që dyshohen si informatorë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/burg-nipin-e-artur-markut-ndihmoi-dajen-e-tij-ne-vrasjen-e-hekuran-billes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv