Top News - Serbi/ Mbahen sot zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale

Top Channel Albania 2020-06-21

Views 1

Ditën e sotme në Serbi do të votohet për zgjedhjet e përgjithshme. Në orën 7:00 janë hapur vendvotimet dhe pritet që të mbyllen në 20:00. Ndërkohë mbi 6.5 milionë banorë kanë të drejtë vote.


Sot qytetarët serbë janë duke votuar për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh, për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale ? 167 sosh.

Ndërkohë në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tri ulëse në Parlamentin e Serbisë. Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra të votimit, apo 20 qendra të grumbullimit të votave. Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë ? praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese.

Zgjedhjet në Serbi fillimisht u caktuan që të mbaheshin më 26 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ato u anuluan dhe më pas u shtyn për 21 qershor. Që disa ditë Serbia ka regjistruar mbi 90 raste ditore me koronavirus. Komisioni Zgjedhor në Serbi ka rekomanduar qytetarët që në qendrat e votimit të shkojnë me maska mbrojtëse, të mbajnë distancën fizike dhe të dezinfektojnë duart para dhe pas votimit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Serbia#Zgjedhje#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form