http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të diel po mbahen zgjedhjet e para në Europë, pas rihapjes së kontinentit nga izolimi i pandemisë. Rreth 6.5 milionë qytetarë serbë kanë të drejtën e votës për të zgjedhur parlamentin e ri prej 250 deputetësh, përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për 167 anëtarët e rinj të udhëheqjes lokale. Kutitë e votimit janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 8 të mbrëmjes. Këto zgjedhje janë kritikuar gjerësisht pasi po zhvillohen në kushtet kur opozita i ka bojkotuar me argumentin e korrupsionit dhe manipulimit të votave. VUK JEREMICLIDER I OPOZITES SERBE?Serbia është renditur në mesin e vendeve të lira, por këtë vit, për herë të parë që nga rënia e Millosheviçit, Serbia nuk është më demokratike dhe klasifikohet si një regjim hibrid. ?Sondazhet tregojnë se nuk do të ketë befasi të mëdha dhe se koalicioni qeverisës do të rikthehet në pushtet. Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Liderët e listës së bashkuar kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tre vende në Parlamentin serb. Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra votimi. Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë - praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese. Zgjedhjet në Serbi fillimisht u caktuan që të mbaheshin më 26 prill, por për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ato u anuluan.