Shqiptarët e Luginës kërkojnë 3 deputetë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-21

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në tre komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët. Liderët e listës së bashkuar kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tre vende në Parlamentin serb.Për zgjedhjet parlamentare serbe votohet edhe në Kosovë, në 90 qendra votimi.Këtë proces po e zbaton misioni i OSBE-së me lejen e autoriteteve kosovare. Votat do të transportohen dhe numërohen në Vranjë e Rashkë - praktikë të cilën Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka vlerësuar jokushtetuese.Goran Rakiq, kryetari Listës Serbe dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, pas votimit bëri thirrje për pjesmarrje masive.?Kjo dalje masive që nga mëngjesi i hershëm, është tregues se dita e sotme, është ditë e demokracisë, dhe bëj thirrje që të gjithë njerëzit, të gjithë qytetarët, që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive dhe të votojnë për kandidatët e tyre sepse kjo është mënyra që të ruhemi dhe të mbijetojmë në këto hapësira.?Ndërsa nënkryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Aleksandar Spiriq tha se dita e sotme është vendimtare për mbijetesën dhe identitetin e qytetarëve serbë që jetojnë në luginë.

Share This Video


Download

  
Report form