Mirel Mërtiri, i cili u përfol nga disa media shqiptare dhe nga Partia Demokratike si i përfshirë në skandalin me një tender për COVID në Zimbabve, thotë se nuk ka asnjë lidhje me kontrata të dyshimta për të cilat në shtetin afrikan u arrestua dhe lirua me garanci pasurore 50 mijë dollarë dhe ministri i Shëndetësisë atje.
Autoritetet afrikane - siç citon një portal atje - shpallën në kërkim biznesmenin shqiptar Ilir Dedja, dhe në mediat shqiptare u përfol se Dedja në fakt ka disa emra, ndër të cilat edhe Mirel Mërtiri.