Mërtiri për vëllezërit Budina: Publikimi i emrave nga kryeministri shkelje ligjore

Ora News Emisione 2020-06-21

Views 2

#tvora #rtvoranews
Publikimi i emrave të vëllezërve Budina si të infektuar me COVID-19 nga ana e kryeministrit ka shkaktuar shumë debat.

Vetë artistët u shprehën se nuk ishin në dijeni të një lajmi të tillë, madje për Ora neës Robert Budina tha se lajmi ishte "gatuar" në kuzhinën e kryeministrit.

Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në Ora Neës u shpreh se ky lajm u përdor politikisht nga kryeministri Rama. Sipas tij, publikimi i emrave të dy vëllezërve përbën një kundërvajtje ligjore pasi cënon anonimitetin e personave në fjalë.

Mërtiri: Ata nuk e mohojnë sepse nuk e dinë. Ata janë shëndoshë e mirë dhe nuk kanë asnjë shenjë. Ekziston e drejta jonë për të dyshuar tek vërtetësia e asaj që thotë shteti. Vetë vëllezërit Budina ka thënë se nuk i kanë dhënë asgjë me shkrim. Nëse ka vërtetë një procedurë duhet që tu jepet një shkresë zyrtare. Këta thjesht kanë pasur një pjesëtar nga familja të infektuar dhe kanë këmbëngulur që të bëjnë testimin. Nga gjithë pjesëtarët e familjes vetëm këta që i duhen Ramës kanë rezultuar të infektuar.

Ka një lloj selektiviteti pasi dhe pjesëtarë të tjerë të familjes kanë kërkuar që të testohen dhe nuk u janë bërë testet. Këta kanë nevojë që t'i nxjerrin këta të dy me COVID, nuk ka nevojë që të zbulojë vërtetën, ka një përpjekje për ta përdorur politikisht. Nëse këto do të ishin vërtetë të infektuar, për çfarë ka nevojë kryeministri Rama për të zbuluar emrat e tyre në publik. Këtu ka shkelur të drejtat e tyre për të pasur anonimitetin. Këta e bëjnë këtë, e cila është një vepër penale, nuk është thjesht e ndaluar me ligj por edhe dënohesh me ligj.


Sipas sociologut Mërtiri, ky lajm është përdorur për të shkëputur vëmendjen nga 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për integrimin në BE duke qenë se të dyja u publikuan në të njëjtën ditë.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/mertiri-vellezerit-budina-publikimi-i-emrave-nga-kryeministri-shkelje-ligjore-u-perdor-politikisht


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS