Report TV- Vrasja e Hekuran Billës Viktor Marku para gjykatës Unë s'kam vrarë njeri, gjeni autorët

Report TV 2020-06-22

Views 4

Sot doli para gjykatës Viktor Marku, i cili akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit në 11 qershor, pasi ky i fundit në 2006 në Angli i vrau vëllanë, Prel Markun.

Report TV ka mësuar se në dëshminë e Viktor Markut në polici ai ka mohuar të jetë i përfshirë në krim. "Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret."Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu. 

Një dite më parë për nipin e Viktorit, Sebastian Mali u caktua masa arrest ne burg si bashkëpunëtor me dajën e tij  në ketë vrasje.

Mali përpara grupit hetimor u shpreh pas arrestimit se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. "Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS