Sekretarja e Gjykatës Penale të Tiranës me COVID! Vëzhgimi i Report TV: Nuk ruhet distancimi social

Report TV 2020-06-22

Views 0

Koronavirusi ka prekur edhe Gjykatën Panela të Tiranës. Burime për Report TV bëjnë të ditur se të shtunën nga sekretaria e Gjykatës Penale është shënuar një rast pozitiv me COVID-19.

Mësohet se bëhet fjalë për një prej sekretareve e cila është karantinuar për dy javë pasi rezultoi pozitiv nga testi. Por e kontaktuar nga Report TV administrata e Gjykatës thotë se janë në pritje të rezultateve të testit. Ndërkohë edhe pse qytetarëve i matet temperatura përpara se të hyjnë në gjykatë, shqetësim mbetet disntancimi.

Nga një vëzhgim i Report TV në Dhomën Penale shihet se distancimi sociale nuk ruhet, ndërsa ndryshe nga Gjykata Penale, këru mungon edhe tuneli i dezinfektimit. Burime nga gjykata bëjnë me dije se është kërkuar dhe dezinfektimi i sallës dhe sekretarisë por ende nuk është bërë.

I pyetur nga Report Tv për ruajtjen e distancimit social, një prej qytetarëve tha: "Duke e ruajtur jemi, por janë disa individë që vijnë dhe afrohen".

Share This Video


Download

  
Report form