Pandemia do te krijoje 460 milione $ borxh te ri

RTV KLAN 2020-06-22

Views 0

Në fund të këtij viti, borxhi i ri që do të krijohet për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19 do të jetë në vlerën e 460 milionë dollarëve duke bërë që niveli i deficitit në buxhet të kërcejë mbi 860 milionë dollarë, ndër më të lartit në dekadën e fundit.

Televizioni Klan ka mësuar se qeveria është duke përgatitur aktin e tretë normativ të rishikimit të buxhetit të shtetit, i cili pritet që të miratohet nga Këshilli i Ministrave në Korrik dhe parashikon që të mbajë një nivel deficiti buxhetor në masën -5% të prodhimit kombëtar, e në të njëjtën vlerë pritet të vlerësohet edhe recesioni i këtij viti.

Kriza e mbledhjes së të ardhurave në buxhet për shkak të shtyrjes së disa taksave dhe bllokimit të ekonomisë gjatë dy muajve, duke i shtuar dhe rritjen e shpenzimeve për shëndetësinë, emergjencat civile dhe paketat mbështetëse e kanë çuar që tashmë deficitin në 260 milionë dollarë.

Përveç shpenzimeve të deritanishme buxheti i rishikuar do të parashikojë dhe një program intensiv rimëkëmbje, ku do të llogariten brenda tij edhe shpenzime në vepra publike të reja, programi i rindërtimit nga tërmeti, rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe politika në uljen e taksave për biznesin e vogël.

Llogaritet që efekti në buxhet për muajt e mbetur të këtij viti për heqjen e tatimit mbi fitimin dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë në vit, të jetë 50 milionë dollarë për të shkuar në mbi 100 milion dollarë gjatë vitit 2021.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form