Mali i Zi kërkon Covid test, penalizohen mbi 500 punonjës sezonalë, kërkojnë të bëjnë tamponët

Ora News Lajme 2020-06-22

Views 6

#tvora #rtvoranews

Kush kërkon të kalojë nga Shqipëria drejt Malit të Zi duhet të paraqesë një test anti kovid të 48 orëve të fundit. Në pikat kufitare tokësore kanë hyrë në fuqi kufizimet për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Kushti malalez ka bërë që dhjetra punëtorë sezonalë të kërkojnë teste anti-Covid në Shkodër, por që në vendin tonë bëhet vetëm për rastet e kontaktit.

Qetësia mbizotëron në Muriqan pasi Mali i Zi riktheu kufizimet e lëvizjes nga Shqipëria për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Drejtuesit e policisë së kufirit dhe migracionit tregohen të rezervuar të flasin, pasi vendimi i përket një shteti tjetër dhe nuk kanë fuqi vendimarrëse.

Ata që janë kthyer nga pikat kufitare prej orëve të para të mëngjesit, punëtorët ditorë e sezonal, ju drejtuan operatorit të shendetit publik për të kërkuar informacione se ku mund të kryejnë testin.

Atyre u duhet përgjigjia e tij, e cila është e vlefshme për vetëm 48 orë.

"Erdhëm te Instituti të bëjmë tamponët, këta thonë nuk muhnd t'ju japim rrugëzgjidhje."

"Qeveritë duhet të japin një zgjidhje, janë mbi 500 punëtorë që dalin për çdo mëngjes."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mali-i-zi-kerkon-covid-test-penalizohen-mbi-500-punonjes-sezonale-kerkojne-te-bejne-tamponet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form