Shpërthyen "bomba" të reja, përmenden Donçev, Zaev dhe Ruskoska

alsatmtv 2020-06-22

Views 4

Bomba të reja u publikuan në internet. Tre biseda audio dhe një video material të publikuara nën pseudonimin ?Leplivi race? janë publikuar në kanalin Youtube. Në regjistrimin dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Den Donçev. Në video shihet sesi për një moment para Donçevit dikush lë para kesh dhe ai i merr dhe i fut në çantën e tij.

Në audio materialet Den Donçev i përmend Zoran Zaevin, avokatin Filip Medarski, pra avokatin e Zaevit, por edhe prokuroren Villma Ruskoska dhe drejtoreshën e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar. Lideri i LSDM-së Zaev thotë se përgjigje për bombat më të reja, personalisht do duhet të japë Donçev. Sipas ish kryeministrit, Donçev bisedon për kompaninë ?Total? e jo për kompaninë për dializë ?Diamed?. Zaev është i bindur se regjistrimet janë të koordinuara dhe publikuara nga VMRO-DPMNE.

?Sipas informatave që kam, pasi Medarski është miku dhe avokati im dhe e di ku ka qenë i angazhuar. Prandaj janë mbajtur takime te unë për ?Total TV?. Ka dy palë pronarë që janë të konfrontuar dhe ata denoncojnë njëri-tjetrin në institucione dhe e di që njëri prej tyre është mik me Den Donçevin?, deklaroi Zaev, kryetar i LSDM-së.

Den Donçev në telefon na tha se ose sot ose nesër do ketë reagim me shkrim lidhur me publikimin e këtyre bombave. Nga Prokuroria thonë se për Den Donçevin tashmë është hapur proces hetimi.

Bojan Stojanovski

Share This Video


Download

  
Report form