Pollo: Grupi negociator i mangët, përbëhet nga anëtarë që firmosën shembjen e teatrit

Ora News Emisione 2020-06-22

Views 0

#tvora #rtvoranews



Qeveria shqiptare do të duhet të paraqesë një raport të plotë mbi ngërçin në sistemin e drejtësisë dhe në vlerësimin e zgjedhjeve vendore para konferencës ndërqeveritare të BE-së.

Parlamenti evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që hapi i rradhës për negociatat të kalojë vetëm pasi të jenë plotësuar 15 kushtet.

Pas emërimit të kryengociatorit, Zef Masi, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj tha se tashmë është ngritur grupi negociator i Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Ish deputeti i PD-së, Genc Pollo i ftuar në Ora News shprehet se ky grup negociator është i mangët. Ai i beson kryenegociatorit Masi duke e vlerësuar si profesionist shumë të mirë, por për grupin e ngritur shprehet se ata janë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës që firmosën për shembjen e teatrit.

Sipas tij, kjo i vendos një njollë grupit të negociatorëve dhe se i bën ata më pak të besueshëm.

Pollo: Ka një qartësi nga ana e komisionit për kushtet. E para duhet bërë reforma zgjedhore. E më pas vettingu. Thotë që pa mbaruar kushti i 15 nuk ka negociata. Ndërsa për kryenegociatorin, Zef Masin e vlerësoj si profesionist shumë të mirë, ka vite që e njoh. Puna e tij dhe e ekipit të tij është që në momentin që janë plotësuar 15 kushtet dhe të mbyllen 2 konferencat ndërqeveritare. Mos të flasim për mënyrën se si është organizuar, është i mangët. Një e treta janë anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës që votuan për shembjen e Teatrit Kombëtar të dënuar gjerësisht nga Brukseli në mënyrë të padiskutueshme i vendos një njollë ekipit të negociatorëve. Ato janë të gjithë zëvendës ministra të qeverisë. Edhe një drejtor mund të kontribuojë, për faktin se ata janë të përfshirë në një akt si prishja e teatrit i bën më pak të besueshëm.

Për Pollon problemi më i madh në procesin e integrimit në këtë moment është mohimi që kreu i qeverisë i bën 15 kushteve të vendosura.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/pollo-grupi-negociator-i-manget-perbehet-nga-anetare-te-keshillit-bashkiak-qe-firmosen-shembjen-e-teatrit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form