Historia e Isanes, 36 vjecares qe vuan nga SIDA (23 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-22

Views 6

Lajme Arkiva 2000
Kjo është Isana Puçesta. Para dy vitesh jeta e saj ndryshoi përfundimisht. Mjekët i dhanë lajmin se është e sëmurë me SIDA dhe i shpjeguan pasojat e sëmundjes. 36 vjeçarja është rritur pa prindër. Nëna që ajo e ka njohur kur u rrit tashmë i ka vdekur. Në këtë botë ka vetëm një vajzë 7 vjeçe që tani rritet në një qendër për fëmijët e braktisur. Dikur Isana gëzonte shëndet të mirë dhe kishte trup të bëshëm, ndërsa tani ajo është duke humbur deri në 1 kilogramë peshë në ditë.
Vjet Isana shkoi në Egjipt dhe kur u kthye nga andej, ishte në një gjendje të rëndë. Në Spitalin Infektiv ndenji një periudhë të gjatë derisa e mori veten, por emri i keq i SIDA-s dhe dëmet e mëdha e kanë bërë mosbesuese ndaj të tjerëve. Ata që e njohin tregojnë se ajo ka qenë dhe jashtë shtetit, ndërsa vetë Isana e mohon. Ajo pranon vetëm që ka qenë punëtore.
Tani kjo e sëmurë me SIDA nuk ecën dot më. Trupi i saj tretet nga ora në orë dhe dobësimi shihet me sy. 3 javë pasi doli nga spitali ajo është kthyer përsëri, tani në një gjendje tepër të rëndë. Temperatura nuk i zbret nën 39 gradë. Ashtu si të gjithë të sëmurët e tjerë me SIDA, Isana vuan nga vetmia./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form