Partite maqedonase kunder idese per kryeminister shqiptar |Lajme-News

RTV KLAN 2020-06-22

Views 0

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar të promovojë fushatën për Kryeministrin shqiptar. Nga kjo parti thonë se unifikimi I shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mund të bëhet sipas shembullit të Kërçovës, kur në vitin 2013 shqiptarët u bënë bashkë dhe pas 50 viteve zgjodhën një shqiptar në krye të Kërçovës.
Sikurse rivali I tij politik Mickoski edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka hedhur poshtë idenë e një kryeministri shqiptar. Sipas tij, me këto iniciativa BDI mund të shkojë në opozitë.
?VMRO DPMNE dhe BDI do të mbeten së bashku në opozitë dhe ata si BDI po ndihmojnë me këtë narrativ që të dalin në opozitë. Me të vërtetë, pas 17 vjetëve në pushtet, është e shëndetshme edhe për shtetin që BDI të kalojë në opozitë?.
Në prag të fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 Korrikut, në Maqedoninë e Veriut ka filluar dukshëm të nxehet atmosfera politike.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form