Një ditë pasi një i moshuar u gjet i pajetë në ambientet e një lokali në Gjirokastër, policia ka shoqëruar pronaren e lokalit, 43-vjeçaren e identifikuar me iniciale M.Z. Sipas policisë, lokali përdorej për ushtrim prostitucioni, ndërkohë mësohet se lokali frekuentohej edhe nga qytetarë të tjerë.
Sipas burimeve mësohet se në lokalin e 43-vjeçares në lagjen "18-Shtatori" në Gjirokastër liheshin takimet për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, por nuk ka ende detaje si zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.Njoftimi i sotëm i policisë
Specialistët e seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bënë ndalimi me iniciativ të shtetases M. Z.,43 vjeç, banuese në Gjirokastër, pasi në ambjentet e lokalit e saj në lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër u gjet i pajetë shtetasi K. V., 72 vjeç, banues në Dropull. Materialet në ngarkim të shtetases M. Z. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion? dhe ?Ushtrim prostitucioni?.