Numri i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit është rritur përsëri në krahasim me një ditë më parë mirëpo vetëm 9% prej tyre apo 118 kanë rezultuar pozitiv. Alsat mëson se me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi në vend mbërriti në 5314. Sot numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm në Shkup, 55 dhe në Tetovë, 20.
QYTETE/RASTE
Shkup 55 raste
Tetovë 20 raste
Kumanovë 9 raste
Ohër 9 raste
Resnjë 5 raste
Gostivar 4 raste
Prilep 4 raste
Strugë 2 raste
Veles 2 raste
Strumicë 2 raste
Dibër 1 rast
Shtip 1 rast
Manastir 1 rast
Gjevgjeli 1 rast
Sveti Nikollë 1 rast
Kërçovë 1 rast
Sot në vend janë regjistruar shifra pozitive edhe tek të shëruarit. 74 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Lista e shëruarve përmban 2048 persona. Të njëjtin fat nuk e patën 4 personat nga Shkupi që humbën jetën gjatë natës, duke e çuar numrin e viktimave në 251. Numri i rasteve aktive është 3093, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të bëra që nga fillimi i pandemisë është 53 248.
Përgatiti: Evi Shkopi