Top News - Shpërthimi i koronavirusit/ Kërcënon strategjinë e Gjermanisë

Top Channel Albania 2020-06-23

Views 0

Në Gjermani ka pasur një rritje të madhe të numrit të rasteve të reja të koronavirusit. Shpërthimi në një thertore në të cilën punonin të paktën 6,500 vetë në landin Nord hajn Vestfalen, ka bërë që shkalla e riprodhimit të koronavirusit në Gjermani të rritet ndjeshëm. Kjo ka shtyrë Institutin Robert Koch të ngrejë edhe alarmin pandemik. Ai ka bërë të ditur tashmë se niveli i përgjithshëm i riprodhimit të koronavirusit në Gjermani është rritur nga 1.79 në 2.88 brenda pak kohe. Kjo sugjeron se çdo 100 vetë që kontraktojnë virusin në Gjermani, mund të infektojnë edhe 288 persona të tjerë. Për të mbajtur nën kontroll pandeminë në një afat më të gjatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se niveli i riprodhimit duhet të mbahet nën 1.0. OBSH-ja ka paralajmëruar po ashtu për shpërthime të reja të sëmundjes në të gjithë botën, të cilat, sipas saj, mund të detyrojnë izolime të reja, apo masa të ashpra kontrolli. Deri më tani, Qeveria gjermane i ka qëndruar besnike politikës së saj për rihapjen e ekonomisë, duke bërë përpjekje që në të njëjtën kohë të shuajë edhe vatrat lokale të shpërthimeve. Por, thertorja Toennies në qytetin Reda Videnbryk ka cuar në masa të reja kufizuese, edhe pse për momentin lokale. Policia dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë mbikqyrin karantinën, ndërsa autoritetet lokale kanë mbyllur edhe shkollat përreth. Megjithë shpërthimin e fundit në thertoren në Gjermani, zyrtarët nuk kanë thënë se do të rivendosin izolime më të gjera në vend. Gjermania është konsideruar një vend i suksesshëm në frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe në ruajtjen e një numri relativisht të ulët viktimash.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjermania#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form