Një fëmijë shqiptar i moshës 12-vjeçare ka rënë viktimë e dhunës me bazë racore në Greqi.
Ngjarja nga ndodhur në sheshin e Peristerit në Athinë ku i riu shqiptar është rrahur nga babai i një shoku të klasës në prani të dhjetra fëmijëve të tjerë.
Në videon e transmetuar nga mediat greke shihet 12-vjeçari shqiptar i shtrirë në tokë dhe babai i shokut të klasës i cili e dhunon.
?Të qëllon?Je i sigurt, ke dëshmitar këtu që të qëllon ...? Çohu në këmbë more?, dëgjohet në video të shprehet babai grek.
Pas këtij sulmi i riu me origjinë shqiptare u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku mori ndihmën e nevojshme për disa fraktura në qafë dhe këmbë.
Duke folur për televizionin grek ANT1, i riu shqiptar tregon se ishte duke shëtitur me biçikletë kur është sulmuar nga shoku i klasës dhe babai i tij.
?Erdhi me të bërtitura dhe më qëlloi dhe më pas më hodhi në tokë. Pastaj erdhi babai i tij më shtyn dhe më kap dhe më përplas kokën në tokë?, thotë i riu shqiptar që ndjek klasën e 6-të.
Më tej ai tregon se në mënyrë të vazhdueshme shoku grek i klasës e ofendon për shkak të origjinës dhe i kërkon shokëve të tjerë të klasës që të mos i bëjnë shoqëri.
?Më ofendon për vendin e origjinës, babai i tij më ka bërtitur një herë, sepse jemi zënë përsëri dhe këtë herë ai më kapi prej flokësh më qëlloi?.
Ndërkohë që prindërit e fëmijës shqiptar tregojnë se kjo është një situatë e përsëritur dhe se ata po mendojnë të ndërrojnë shkollë pasi kanë frikë ta çojnë sërish djalin e tyre në shkollën aktuale.
?Ai djali i thotë nxënësve të tjerë të mos bëjnë shoqëri me djalin tim, me shqiptarin, e ofendon për Shqipërinë. Kam shumë merak për djalin, gjithë jeta ime janë fëmijët?, thotë babai i djalit.
Prindërit e 12-vjeçarit shqiptarë kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje ndërsa deklarojnë se tani presin të bëhet drejtësi.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/