#tvora #rtvoranews
6 muaj në drejtimin e OSBE-së i kanë mjaftuar Edi Ramës për t?i bërë diagnozën këtij institucioni, që jo pak herë është treguar kritik ndaj institucioneve shqiptare.
Në fjalën e tij si kreu i OSBE-së në Konferencën Vjetore të Rishikimit të Sigurisë, Rama shprehu kritika për bashkëpunimin e shteteve anëtarë në ketë organizatë.
Rama: Nuk është se gjithçka shkon mirë në OSBE. Bashkëpunimi ynë po dështon për shkak të mungesës së besimit dhe besimi mungon për shkak të shpërfilljes së qartë të angazhimeve tona dhe kjo po prek themelet e sigurisë së përbashkët. Shoh mungesë vullneti në mes shteteve anëtare për të pranuar përgjegjësitë për situatën apo imagjinatës për të sjellë ndryshim.
Kriza në Ukrainë nuk ka patur përmirësim as me ndërhyrjen e OSBE-së gjatë kryesimit të vendit tonë, por Rama kërkon të ndërgjegjësojë palët konfliktuese duke ju kërkuar armëpushim.
Rama: Së dyti për konfliktin që vijon që të marrë jetë të pafajshme dhe që po dëmton sidomos gratë dhe fëmijët. I bëj jehonë thirrjes për një armëpushim global, të tërhiqemi nga armiqësitë, duhet të veprojmë në frymën e solidaritetit. Duhet të kujtojmë mbi të gjitha jemi qenie njerëzore. U bëj thirrje palëve të marrin përgjegjësitë e tyre duke u mbështetur te OSBE-ja si ndërmjetësues. Një armëpushim i plotë dhe gjithëpërfshirës është thelbësor. Duhet t'u japim fund viktimave civile.
Kufizimet e lëvizjes për shkak të Covid-19 ka prekur edhe punë e OSBE-së, por kryeministri Rama kërkoi që organizata të lihet e lirë për të punuar.
Rama: Në raport me COVID-in, kriza na ka goditur të gjithëve. Ne duhet të reflektojmë për efektet e sigurisë si organizatë. Puna e misionit është e penguar, duhet të ketë qasje të sigurt në mbarë Ukrainën, kufizimet shtesë për shkak të pandemisë t'i hiqen, të lejohet të bëjë punën e vet.
Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se kriza në Ukrainë nuk është e vetmja me të cilën po përballemi, por ka edhe vende të tjera si në Karabak, ku OSBE po mbështet edhe diskutimet e Gjenevës për të ulur tensionet dhe për të siguruar dialog.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/rama-zbulon-defektet-e-osbe-bashkepunimi-po-deshton-shkak-te-mungeses-se-besimit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp