Plagosi me armë dhe kërcënoi me gjobë një biznesmen, arrestohet 27-vjeçari në Bulqizë

Top Channel Albania 2020-06-24

Views 0

Një 27-vjeçar me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje është arrestuar në Bulqizë.

Gjithashtu, 27-vjeçari dyshohet dhe si bashkautor në një gjobëvënie, ngjarje e ndodhur më datë 19 qershor 2020, në Bulqizë. Bëhet fjalë për A.T., 27 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? në mungesë, për veprat penale ?Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë? e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Ky shtetas, më datë 16.06.2019, në vendin e quajtur ?Unaza e Re? Bulqizë, në bashkëpunim me vëllanë e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit F. Sh., për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Materialet hetimore shtesë do t?i kalojnë Prokurorisë Dibër, për veprat penale ?Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë? , e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bulqize#Arrested#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form