Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, ka raportuar të mërkurën për tetë persona të vdekur dhe 136 të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri, pas testimit të 1,208 mostrave në 24 orët e fundit. Sipas raportit, viktima janë: dy nga Shkupi, dy nga Tetova, dy nga Kumanova dhe nga një nga Velesi dhe Kërçova. Me viktimat e ditës së mërkurë, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën, pas diagnostikimit edhe me Covid-19, ka arritur në 259. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 395 persona, apo 11.6% e të prekurve me virus po trajtohen nëpër spitalet e vendit, ndërsa pjesa tjetër ndodhen për shërim në ambiente shtëpiake. Edhe pse numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus është më i lartë sesa numri i të shëruarve, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se spitalet e Shkupit kanë kapacitete të mjaftueshme spitalore edhe për 272 pacientë. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani janë testuar 54,456 persona dhe prej tyre 5,445 kanë rezultuar me Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet, që nga fillimi i pandemisë, është 5,445, prej tyre 3,095 janë aktivë ndërsa 2,091 janë shëruar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel