Prokuroria e Përgjithshme hetim per mishin e infektuar - (15 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Prokuroria e Përgjithshme urdhëron ndalimin e menjëhershëm të futjes së bagëtive në veri të vendit nga Kosova. Sëmundja infektive është konstatuar së fundmi në tregjet e mishit, në qytetet e veriut, si Kukës, Has, Bajram Curri, Pukë, Peshkopi e Shkodër. Kjo sëmundje me pasoja shëndetësore deri në vdekje është kostatuar në kafshët që futen kontrabandë në veri të vendit nga Kosova apo zona të Maqedonisë.

Ministria e Shëndetësisë edhe pse sinjalet për këtë sëmundje janë dhënë prej një muaji, deri tani nuk ka bërë asnjë prononcim zyrtar për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje infektive. Vetëm ditët e fundit në Tropojë janë bllokuar 47 kokë bagëti kontrabandë që dyshohen të infektuara. Në Kukës 30, ndërsa dje në Has një tregtar është kapur duke futur kontrabandë 18 viça pa fletë analizat përkatëse e me shenja se janë të infektuar nga sëmundja.

Këto nuk janë rastet e vetme pasi në gjykatat e qyteteve veriore, vetëm dje janë dënuar tre kontrabandistë të gjësë së gjallë. 15 raste janë aktualisht në proces gjykimi në gjykatat shqiptare. Prokuroria e Përgjithshmë ka urdhëruar të gjitha prokuroritë e rretheve veriore të procedojnë menjëherë ndaj këtyre rasteve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form