Lajme Arkiva 2000
Një vit të tërë që mësuesit e shkollës speciale të fëmijëve me prapambetje mendore "Luigj Gurakuqi" kërkojnë paratë e pagës së tyre. Janë 23 mësues që përfitojnë në bazë të një ligji, 15% shtesë page për punë të vështirë dhe të dëmshme për shëndetin. Një vit më parë, kur u ripanë pagat e mësuesve, vetëm këtyre mësuesve në të gjithë Shqipërinë ju ndërpre kjo pagesë të cilën ata e kanë përfituar prej vitesh.
8 muaj sorollatje në zyrat ekonomike të Ministrisë së Arsimit dhe në janar të këtij viti mësuesve ju filloi pagesa, ndërsa për muajt që kishin kaluar nuk u bë asgjë. Një keq interpretim i ligjit nga shefja e ekonomisë bën që të 23 mësueve t'u mbahet peng 8 muaj pagesë që ata e përfitojnë me të drejtë. Në këto kushte, drejtoresha e kësaj shkolle Fatbardha Hoxhalli thotë:
"Ne jemi të bindur që kemi bërë gjithçka që duhet, kemi kërkuar atje ku duhet, sipas mendimit tonë dhe e vetmja rrugë që na mbetet deri tani është vetëm t'i drejtohemi gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi."
Kështu, këtyre mësuesve të cilët punojnë me fëmijët e sëmurë që rrezikojnë çdo ditë shëndetin e tyre nga sëmundje infektive si edhe stres psikologjik të vazhdueshëm, ligji ua ka quajtuar të drejtë pagesën./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/