Është miratuar më 13 maj, por u bë funksionale në javën e dytë të qershorit. Pavarësisht kësaj kohe që mori miratimi i garancisë së dytë sovrane në vlerën e 150 milionë dollarëve, duket se procesi po çalon. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë miratuar deri më tani vetëm 45% e aplikimeve të bëra. Konkretisht kanë aplikuar 89 biznese dhe iu është miratuar vetëm 40 bizneseve.