Banesa ku jetoi për më shumë se 26 vite Nexhmije Hoxha është shembur mesditën e kësaj të premte nga IKMT. Pas shembjes së banesës së bashkëshortes së ish diktatorit Enver Hoxha i hapet rruga zhvillimit të projektit të ndërtimit të Unazës së Re.
Vetëm pak ditë më parë Report TV mësoi se ka kishte përfunduar procesi për shpronësimin e godinës së ish pularisë. Nexhmije Hoxha jetoi në atë banesë nga viti 1994 deri më 26 shkurt të këtij viti ku ndërroi dhe jetë në moshën 99 vjeçare.