Sali Berisha: Shqiperia vendi me i korruptuar ne Europe (29 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Lajme Arkiva 2000
Qeverisje e rekordeve më të zeza dhe mashtrimeve më të mëdha në këto 10 vitet e fundit në Europë. Kështu e ka përmbledhur 3 vjeçarin qeverisës socialist kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Sipas tij mosarritjet e kësaj qeverie janë të shumta si moskthimi i parave dhe vjedhja e tyre, mungesa e vendeve të punës, pagat e ulëta, infrastruktura e mjeruar, bilanci i zi i vrasjeve, grabitjeve, përdhunimeve e të tjerë.
Shqipëria sëbashku me Ugandën tha ai, mbajnë rekord për korrupsionin qeveritar duke u renditur dhe në 5 vendet më të varfra të Europës.
"Këto tre vjet ishin vitet e sundimit të jesmenëve shqiptarë, por dhe të guvernatorëve të huaj të paemëruar. Vitet e humbjes së plotë së sovranitetit të vendit, mjerisht të konsolidimit të një mendimi absurd në segmente të caktuara të faktorit ndërkombëtar se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i pavarur. Guvernatorët e paemëruar të cilët mund të jenë ekspertë apo diplomatë që nuk njohin ligjin e vetëkufizimit, por që mund të punojnë dhe për llogari të armiqëve të kombit shqiptar pavarësisht se nga kush mund të marrin rrogat, diktojnë sot në Shqipëri çdo ligj. Madje, shkatërrim të sistemit elektoral. Marrin pjesë dhe në privatizimin e llokmave të mëdha si dhe ndajnë fitime me kusarët shqiptarë. Kjo ka bërë që shqiptarët kusarë të vazhdojnë të qetë trafiqet e tyre, si derra duke fjetur dhe duke vjedhur."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form