Meta reagon per akuzat ndaj Thacit | Lajme - News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Ilir Meta bën përgjegjëse Serbinë si një nga aktorët që kanë nxitur aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

?Pala e humbur, pala që shkaktoi luftën, që shkaktoi dhunën, që shkaktoi geocidin dhe që ishte dhe vetë përgjegjëse për vetë krijimin e UÇK-së, si e vetmja rrugë për të fituar lirinë dhe dinjitetin njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën, dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës. Strategji tepër të gabuar dhe provokative, e cila kërkon të mbajë peng të gjithë rajonin tonë?.

Meta nuk e sheh si sfidë personale të Thaçit dhe Veselit përballjen me akuzat e Gjykatës Speciale, por gjithë politikës së Kosovës.

Ndryshe nga Kryeministri Rama mendon kreu i shtetit lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës.

?Nuk është se kemi shkëlqyer në drejtësinë kombëtare, që të merremi me atë ndërkombëtare?.

Në konferencën e përjavshme për shtyp, kreu i shtetit bëri të ditur se i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit një takim tanimë që dhe rekomandimet e ?Venecias? janë përkthyer në shqip lidhur me ecurinë e procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

?Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale?.

I pyetur, Meta hedh poshtë zërat se socialistët dhanë dakordësinë për kandidaturën e Arben Shehut në krye të KLSH si pjesë e një marrëveshje për firmosjen e Eurobondit.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form