Ashpërsohet ligji për Azilantët/ Kritera të forta për ata që hyjnë në Shqipëri - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisur nga numri i lartë i emigrantëve që zbarkojnë në Shqipëri dhe synojne Evropën, ministria e brendshme ka hartuar një projektligj per te forcuar kriteret e dhënies së statusit të azilantit.Zv/ministrja e brendshme, Rovena Voda tha se përmes këtij projektligji do të intensifikohen kontrollet në kufi si dhe do të bëhet seleksionim për të gjithë ata persona që kërkojnë azil duke u nisur nga vendi i tyre i origjinës, nese vijnë apo jo nga zona lufte.Azilantët e strehuar në Shqipëri po vëzhgohen na policia e shtetit për shkak se krimet e kryera prej tyre, kryesisht vjedhje janë shtuar kohët e fundit.Blutë shprehen se azilantët janë autorë të një sërë vjedhjesh me dhunë madje edhe me armë, çka përbëjnë rrezik për shoqërinë. Nisur nga këto kushte, Voda tha se do të ketë forcim të kritereve të strehimit edhe në Qendrën Kombëtare Pritëse të Refugjatëve në Babrru.Ky projektligj pritet të diskutohet në Komision të Sigurisë dhe më pas të miratohet në Kuvend.Shumica e emigrantëve që vijnë në Shqipëri janë sirianë, irakenë, algjerianë, pakistanezë dhe afganë. Vetëm gjatë vitit 2019 ishin 6604 persona që kërkuan azil, ndërsa numri i atyre që kaluan kufirin ishte rreth 12 mijë. Në 6 mujorin e parë të 2020, në vendin tonë kaluan 3 mijë emigrantë , shifër e ndikuar nga kushtet e CODIV-19.

Share This Video


Download

  
Report form