Arrestohet vajza qe nxorri ne prite Hekuran Billen

RTV KLAN 2020-07-10

Views 2

Kjo është Adjola Lakra, vajza që bashkëpunoi në vrasjen e Hekuran Billës. Policia e ka arrestuar 26-vjeçaren, e cila rezulton se ka qenë e dashura e Billës prej 1 viti dhe nxori në pritë 40-vjeçarin.

Por grupi hetimor ka zbuluar se ajo njëkohësisht ka pasur lidhje edhe me Sebastian Malin, 22-vjeçarin e arrestuar për vrasjen.

Sebastian Mali ka orientuar vajzën për të nisur një lidhje me Hekuran Billën dhe për ta nxjerrë në pritë. Natën që ka ndodhur vrasja, 26-vjeçarja Adjola Lakra ka komunikuar me Hekuran Billën në telefon dhe kishin lënë për t?u takuar te Komuna e Parisit mbrëmjen e 11 Qershorit, pikërisht në vendin ku ndodhi vrasja.

Sipas hetuesve, Adjola ka njoftuar edhe Sebastian Malin, i cili mendohet se së bashku me Viktor Markun, dajën e tij, organizuan vrasjen.

Televizioni Klan ka zbardhur edhe dëshminë e vajzës, e cila ka pranuar se u pagua nga Sebastian Mali.

?Kam patur njohje me Sebastian Malin. Ai më ofroi para që të krijoja lidhje me Hekuran Billën. Prej 1 viti u lidha me të. Sebastianit i thashë që do takohesha atë natën që ndodhi vrasja, por nuk e dija çfarë do bënte?.

Dëshmia e vajzës është tashmë prova më e fortë që ka në dorë Prokuroria, që e lidh Viktor Markun dhe Sebastian Malin me vrasjen e Hekuran Billës.

Grupi hetimor thotë se ka në kërkim edhe një person tjetër, i cili mendohet se ka qenë shoferi në makinën që u përdor për ekzekutimin e Billës.

Vrasja dyshohet se ka ardhur për motive hakmarrje, pasi në vitin 2006 Hekuran Billa ka vrarë në Angli, Prel Markun, vëllain e Viktor Markut.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS