Ka nisur asfaltimi i kilometrave të parë të By-Passit të Vlorës. Deri në fund të Korrikut, 11.5 kilometra të këtij segmenti do të jenë të shtruara, duke përfunduar më shumë se 1/3 e rrugës.
Pavarësisht vonesave që shkaktoi pandemia e Covid-19 në importin e materialeve, By-Passi i Vlorës do të përfundojë brenda muajit Shkurt të vitit të ardhshëm, një detyrim kontraktual që ka marrë kompania e cila po kryen punimet në këtë rrugë.
29 kilometrat e By-Passit të Vlorës do të lidhin segmentin me atë të Fierit, e më pas rruga do të ketë përfundimin në Orikum nga ku do të lidhet me aksin Orikum ? Dukat e më pas me tunelin e Llogarasë.
Saga e ndërtimit të By-Passit të Vlorës daton në vitin 2012, ku pas problemeve me ecurinë e punimeve nga kompania ?Serenissima?, segmenti u ritenderua dhe njëherë, ndërsa punimet rinisën në fund të vitit 2018.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/