Sot është prezantuar projekti për rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se ky është premtim i mbajtur i qeverisë. Duke iu përgjigjur atyre që ai i quan cinikë, tha se përvec ndërtimit të shkollave ka nisur puna edhe për rindërtimin e 2400 shtëpive individuale. Kur jemi në kushtet e pandemisë së koronavirusit, masat po merren edhe në rindërtimin e shkollave. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projektit tha se 'Sami Frashëri' i ri do ti përshtatet kushteve për distancim social. Sipas tij, do të dyfishohen klasat dhe do të katërfishohen ambiente i hollit.
"Propozojmë një shkollë që shkon në 1494 persona një shkollë që kalon e gjitha në turnin e parë. Nga 24 klasa do të ketë 50 klasa. Duam të shkojmë në 7 ambiente laboratorësh. Duam ta 5-fishojmë hapësirën e bibliotekës.
Do të katërfishojmë sipërfaqen e hollit. Do ndjekim shembullin e 'Tonin Arapit' tek Liceu dhe sallës 'Avni Mula'.