Shtyhet seanca per 2 femijet Avdyli - (2 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 16

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Shtyhet për të mërkurën vendimi i Gjykatës së Tiranës mbi pezullimin apo jo të vendimit bashkiak për fëmijët e Erieta dhe Dritan Avdylit. Sot në zyrën e gjyqtares Mimoza Kajo, janë paraqitur në seancën parapërgatitore vetëm avokati dhe vëllai i Dritan Avdylit. Përfaqësuesit e këshillit të kujdestarisë në Bashkinë e Tiranës nuk janë paraqitur.

Kjo seancë ishte kërkuar nga vetë Dritan Avdyli, për të rrëzuar vendimin e këshillit të kujdestarisë, i cili një javë më parë vendosi që fëmijët e çiftit Avdyli, të qendrojnë tre ditë e gjysmë tek gjyshërit nga babai dhe tre ditë e gjysmë tek gjyshërit nga nëna.

Avokati i Dritan Avdylit, Hysni Beti, ka kërkuar rrëzimin e këtij vendimi, pasi sipas tij, duhet të jetë gjykata që e vendos këtë dhe nuk është kompetencë e bashkisë. Në mungesë të palës tjetër, gjyqtarja vendosi ditën e mërkurë për vendimin gjyqësor. Njëkohësisht për këtë çështje, po në Gjykatën e Tiranës, gjyqtari Medi Bici, ka marrë një kërkesë nga mbrojtja e Dritan Avdylit, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për ditët e ndarjes së dy fëmijëve Avdyli në dy shtëpi./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form