Sot është përkujtuar 76-vjetori i masakrës ndaj çamëve, ku i pranishëm ishte edhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të Shoqatës "Çamëria".
Lideri i PDIU Shpëtim Idrizi në një fjalim të mbajtur me rastin e gjenocidit të Çamërisë bëri kritika ndaj qeverisë në lidhje me këtë çështje shumë delikate.
"27 qershori është dita e njohur nga parlamenti si data e gjenocidit grek. Gjysma e vendit është jashtë Shqipërisë politike dhe jemi i vetmi vend në botë që rrethohemi nga shqiptarët e Gucisë, Maqedonisë, Greqisë, Tuzit e Plavës. Si është e mundur që pushtetarët tanë bëjnë të paditurin?! Si është e mundur të harrojnë konceptin e pakicave kombëtare dhe të nxjerrin Shqipërinë me 9 pakica?!Shqipëria doli me 9 minoritete, kurse Kosova ka 6. Shqipëria del me 9 pakica kombëtare, ndërsa ne kemi shqiptarë kudo përreth Shqipërisë. Qeveria vazhdon të bëjë gabime të mëdha. Ne vazhdojmë që të kërkojmë heqjen e ligjit të luftës. Kanë qenë dy zona minoritare në Shqipëri ajo e Dropullit dhe një në Finiq. Qeveria shqiptare ka luajtur mendsh. Heqja e konceptit 'zonë minoritare' është tradhti. Kombësia është jo si ndihesh, por siç je me fakte. Nëse është se si ndihesh, i bie që edhe tifozët e Gjermanisë qenkan gjermanë, të deklarojmë në census se jemi gjermanë dhe bëhemi pjesë e BE-së", tha Idrizi.