#tvora #rtvoranews
Shqipëria ka regjistruar 64 infektime të reja me koronavirus ndërkohë që në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë që mjekoheshin tek Infektivi në gjendje të rëndë. Qytetet më problematike janë Tirana, shkodra dhe Kruja ndërkohë që mes të shtruarve në gjendje të rëndë edhe edhe një mjek i repartit të Hematologjisë, i cili po mbahet i intubuar. Numri i pacientëve të shtruar në spital ka arritur në 84.
Shqipëria vazhdon të ketë një bilanc të rënduar nga koronavirusi, duke regjistruar 64 infektime të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit.
"Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni".
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.
Doktoreshë, Eugena Tomini, nga Instituti i Shendetit Publik tha se kanë vijuar shtrimet në spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/shkon-ne-58-numri-i-viktimave-nga-covid-64-raste-te-reja-pozitive
Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv