Veliaj kërcënon transportin urban: Nëse kompanite nuk nisin punën do iu hiqet licenca - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-07-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi ashpër operatorët e transportit publik.
Ai tha se në rast se kompanitë e transportit urban nuk rifillojnë shërbimin, bashkia e Tiranës do t?u heqë atyre licensën.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët; por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë.
Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ?O të gjitha, o rashë e vdiqa?, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës.
Kompanitë e transportit urban kanë refuzuar të rifillojne punen.
Operatorët nuk bien dakord me protokollin e sigurisë të parashikuar nga ministria e shëndetësisë, që dikton reduktimin e kapacitetit dhe ruajtjen e distancës mes udhetareve.
Punonjësit e transportit po ashtu kanë protestuar prej disa ditësh pranë ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar pagën e luftës, si një ndër kushtet për rifillimin e aktivitetit.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Share This Video


Download

  
Report form