Qeveria greke vendos hapjen e kufijve me Shqipërinë prej 1 korrikut vetëm nëpërmjet aeroportit të Athinës. Ambasada Greke në Tiranë thotë se kufijtë tokësorë do të jenë të mbyllur dhe do lejohen ata që kanë leje qëndrimi në Greqi ose për shkaqe profesionale.
Prej 1 Korrikut, shqiptarët do të mund të hyjnë në Greqi edhe për turizëm. Vendimin e qeverisë së Athinës e bëri të ditur zëdhënësi Stelios Pecas, i cili tha se do të hapen edhe dy pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Por Ambasada Greke në Tiranë lajmëroi më vonë se nuk do lejohet kalimi i lirë drejt Greqisë nëpërmjet pikave kufitare.
Nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë mund të kalojnë vetëm qytetarët grekë ose shqiptarët që kanë leje qëndrimi në Greqi, apo që kanë një banesë në shtetit helen. Kjo do të thotë se emigrantët shqiptarë mund të vijnë në Shqipëri për pushime dhe të rikthen në shtetin helen sërish, por shqiptarët e tjerë nuk mund të futen ende në Greqi.
Gjithashtu drejt Greqisë nëpërmjet kufijve tokësorë mund të udhëtojnë persona për shkaqe profesionale, të cilët duhet t?i faktojnë me dokumente përkatëse.
Të mbyllura me Greqinë do të mbetet edhe transporti detar. Ende nuk ka një datë se kur do të happen kufijtë normal me Greqinë, lidhur edhe nga shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/