#tvora #rtvoranews
Në vendin tone, vetëm në tre javët e fundit rastet e reja me koronavirus, janë thuajse të barabarta me ato të të regjistruara përgjatë 3 muajve të pare, që nga fillimi i epidemisë.
Deri më sot numërohen 1139 raste, ndërkohë që nga 9 marsi deri më 9 qershor ishin 1263 të tilla.
Ndërkohë që javën e fundit është vënë re një trend në rritje i personave që kanë humbur betejën me këtë virus. Ritmet e larta të rasteve nuk po dëshmojnë as një tendencë rënëse.
Vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 84 të prekur të rinj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë kryer 371 testime ku kanë rezultuar 64 raste të reja, me shpërndarje gjeografike 15 të prekur në Tiranë, 13 në Krujë, nga 11 raste në Shkodër, 7 Durrës, 4 në Lezhë, 3 raste Kukës dhe Pukë, 2 raste në Kurbin, nga një rast Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.
Në të gjithë vendin janë aktualisht 970 persona aktivë me COVID19, dhe ku zonat e kuqe janë kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Dita e dielë 28 qershor shënoi ditën me më shumë viktima brenda 24 orëve, 3 viktima. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, mes të cilëve 2 janë të intubuar, njëri prej tyre është një mjek i repartit hematologjik në QSUT.
Mjekët insistojnë me forcë se Covid 19 është një virus që duhet marrë seriozisht dhe e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke vendosur maskën dhe ruajtur higjienën personale.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-korona-ne-mes-reales-dhe-ireales
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp