TIRANE-Tre pacientë kanë humbur luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT në 24 orët e fundit. Bilanci është alarmant, pasi kjo është dita e tretë radhazi që humbasin jetën nga tre pacientë të infektuar me COVID. Viktimat janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë deklaron se të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.6 të infektuar me COVID-19 në Vlorë, 5 prej tyre punonjës të një fasonerie
Në bilancet e 24 orëve të fundit në Vlorë burime bëjnë me dije se gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Nga këto 6 persona 5 prej tyre janë punonjës të një fasonerie, që janë shndërruar në vatrat më të mëdha në Vlorë të infeksionit.
Ndërkohë personi tjetër i infektuar është një i ardhur nga Greqia.