#tvora #rtvoranews
Ekonomia shqiptare pësoi rënie për të dytin tremujor radhazi. Të dhënat e Instat tregojnë se për tremujorin e parë të vitit prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.52%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 0.15% i tremujorit paraardhës.
Për ish-ministrin e Financave dhe ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, kjo ishte e pritshme.
Malaj: Ishte e qartë për ekonomistët, ndoshta ishte e paqartë për qeverinë. Tërmeti dhe pandemia patjetër do të sillnin një rënie ekonomike, rritje të papunësisë dhe varfërisë dhe një risk në rritje për falimentim të bizneseve të vogla dhe të mesme.Rritja negative nënkupton në thelb se mallrat dhe shërbimet nuk blihen, stoqet rriten dhe ekonomia ngec.
Qeveria ka rritur me 1.8 mld euro borxhin publik. Malaj në një intervistë për "Ditë e Re" në Rtv Ora thotë se qeveria shqiptare nuk mund ta përballojë as krizën e tërmetit as pandeminë pa rritur borxhin pasi për shkak të krizës bien të ardhurat.
Ndërkaq Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur rritja e pragut të TVSH nga 2 milionë që është aktualisht në 10 milionë do të aplikohet deri në vitin 2029.
Ndryshimet ligjore parashikohen të hyjnë në fuqi në korrik të këtij viti.
Bizneset që kanë një xhiro vjetore deri në 10 milion lekë në vit do të përjashtohen nga skema e TVSH-së.
Por Malaj nuk e sheh me pozitivitet ndryshimin e herëpashershëm të ligjeve.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/rritja-e-pragut-te-tvsh-se-malaj-cdo-perjashtim-nje-grope-e-zeze-ku-mund-te-humbasin-miliarda-leke
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/lFrV5V7_Rko
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv