Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.