Policia Tatimore aksion ne Durres (6 Korrik 2000)

RTV KLAN 2020-07-10

Views 7

Lajme Arkiva 2000
2700 subjekte janë licensuar këto 6 muaj nga Dega e Tatim Taksave në Durrës. Në rezultatet e këtij 6 mujori të parë del se kjo degë e ka realizuar planin e saj rreth 102% që do të thotë 1,580 milion lekë të reja. Këto rezultate janë domethënëse po të krahasohen me vitin 1999. Siç pohon dhe shefi i kësaj dege është realizuar një rritje prej 38,4% në krahasim me vitin e kaluar. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për mallrat e akcizës ku numërohen 12 mijë paketa cigaresh dhe 4000 litra pije të konfiskuara për mungesë pulle.
Megjithatë kjo polici vazhdon të punojë. Në muajt qershor, korrik, gusht aktiviteti i tyre ka qenë dhe do të jetë 24 orësh. Sot në Durrës rezultojnë 100 subjekte të regjistruara dhe të palicensuara. Me ato po veprohet me sekuestrim mallrash sipas vlerës që i detyrohen shtetit. Ky lloj aksioni ka qenë shumë i frytshëm sidomos në zonën e bregdetit si Currila, Mali i Robit, ku nga 305 subjekte të regjistruara deri tani, janë licensuar 209 të tilla. Sekuestrime po bëhen dhe në ato subjekte që kanë për të bërë rinovimet e licensave./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form