Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me përfaqësues të shoqatave të Hoteleri-Turizmit, Tur-Operatorëve dhe ekspertë të turizmit, ku në fokus të diskutimit ka qenë kriza ekonomike për shkak të pandemisë.
Bazuar në bisedimet me operatorët turistikë, Basha tha se pikat që operojnë në Shqipëri po shkojnë drejt mbylljes. Ai shtoi se problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Sipas Bashës nuk ka strategji mbështetëse për këtë sektor nga ana e qeverisë dhe shumica prej pronarëve kanë marrë kredi të tjera më parë që nuk kanë arritur t'i shlyejnë akoma.