Kodi i ri zgjedhor shkon ne Kuvend | Lajme - News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Një ditë pas mbarimit të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, në Parlament u depozitua dokumenti final me amendimet e bëra në Kodin Elektoral nga Këshilli Politik.

Ndryshimet kanë ardhur si propozim i një grupi deputetësh dhe do të diskutohen në Komisionin e Ligjeve dhe jo në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore të cilit i ka mbaruar afati.

Në draftin final janë përfshirë të gjitha çështjet e dakordësuara në marrëveshjen e 5 Qershorit, duke reflektuar propozimet e opozitës, si dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Po çfarë risish sjell dokumenti i ri, për dakordësinë e të cilit u desh ndërhyrja e drejtpërdrejtë e diplomatëve të huaj në Tiranë, negociata të cilat u udhëhoqën nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim?

Në draftin e ri palët kanë rënë dakord që të ndryshojë periudha zgjedhore, për ta shtrirë atë nga 15 Prilli deri në 15 Maj, ose nga 15 Tetori deri në 15 Nëntor.

Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, e më konkretisht identifikimi biometrik është një tjetër risi, duke ia besuar monitorimin, implementimin, rekrutimin si dhe trajnimin e zyrtarëve zgjedhorë nënkomisionerit, që do të jetë propozim i opozitës.

Ndërsa organi që të do të mbikëqyrë të gjithë procesin elektoral do të ketë nga këto zgjedhje parlamentare një përbërje të re, duke e ndarë atë në tre nivele; Komisioneri Shtetëror, Komisioni Rregullator dhe ai i Ankimimeve e Sanksioneve.

Krimet elektorale do të hetohen nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa një rol më aktiv i është besuar policisë në qendrat e votimit, të cilat do të pajisen edhe me kamera sigurie.

Palët politike në Këshill kanë rënë dakort për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor mes të cilave ligjin e ri ?Për partitë politike dhe financimin e partive politike?.

Por pavarësisht dakordësisë së arritur në këshill, për miratimin e Kodit Elektoral në Kuvend nevojiten 84 vota dhe sfida e radhës për mazhorancën është të bindë opozitën parlamentare e cila e ka kushtëzuar atë me ndryshimin e sistemit, listave të hapura, heqjen e koalicioneve elektorale, si dhe pragun elektoral 5%.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form