Wake Up/ Barometri i Ballkanit: Shqiptarët me besimin më të ulët në rajon tek prodhimet vendase

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 0

Shqiptarët vijojnë të preferojnë më shumë prodhimet e importit, pasi prodhimi vendas nuk gëzon besimin masiv, ndryshe nga sa ndodh në rajon, ku qytetarët në përqindje të larta janë pro konsumit të produkteve vendase. Sipas anketës së fundit ?Barometri i Ballkanit 2020?, vetëm 65 shqiptarëve zgjedhin që të konsumojë prodhime vendase, kundrejt 32 për qind që dëshirojnë të konsumojnë prodhime nga Evropa Perëndimore. Në vendet e tjera ballkanike preferencat janë për prodhimet vendase. Sipas anketës 91 për qind e boshnjakëve preferojnë të konsumojnë prodhimet e tyre. Në po këto përqindje preferojnë të konsumojnë prodhimet e tyre edhe Mali i Zi dhe Serbia. Në Maqedoni kjo përqindje është më e ulët në nivelin 82% , por gjithsesi është me lartë se në vendin tonë. Kosova ka përqindjen më të ulët të besimit në konsumin e prodhimeve vendase, pas Shqipërisë ku vetëm 71 për qind e tyre preferojnë të konsumojnë prodhime vendase, kundrejt 21 për qind të tyre që preferojnë prodhime nga vendet perëndimore të Evropës.
Me të ftuarin e radhës do të mundohemi të bëjmë dyshuesin dhe akuzuesin. Ndërsa ai do të mundohet të bëjë avokatin e produktit ?Made in Albania?


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form