U shemb nga tërmeti, Rama inspekton punimet e shkollës në Kavajë: Shpronësoni godinat rreth saj

Report TV 2020-07-10

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Gjimnazin e Kavajës, që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, Rama është ndaluar në kantierin e shkollës ish Industrialja 26 marsi, e cila prej 3 vitesh funksionon si gjimnazi i Kavajës.

Kjo shkollë po ndërtohet nga fillimi për të strehuar pas 6 muajsh, 627 nxënësit që studiojnë aty dhe 52 mësuesit që japin mësim.

Shkolla e re do të ketë kushtet dhe standardet më moderne, palestër dhe 8 klasa laboratori.

Rama sugjeroi kryetarit të Bashkisë së Kavajës, që të krijohet mundësia që të shpronësohen edhe disa godina që ndodhen në territorin e kësaj shkolle, në mënyrë të tillë që të ketë më shumë mjedise për këtë institucion.

Kreu i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali tha se shkolla do të kthehet në një qendër komunitare ku do i shërbejë dhe banorëve, pra nuk do të jetë vetëm shkollë.

Në lidhje me rindërtimin e shtëpive, Krali tha se aktualisht kanë përfunduar 21 shtëpi individuale dhe banorët do të futen brenda javën që vjen. ndërsa po punohet në dy zona për rindërtimin e  pallateve, ku 7 janë në Kavajë dhe 2 në zonën e Golemit.

Share This Video


Download

  
Report form