Opozita parlamentare: Nuk e votojme reformen |Lajme-News

RTV KLAN 2020-07-10

Views 0

Opozita parlamentare ka braktisur parlamentin, duke kërcënuar se nuk do japë asnjë votë për amendimet në Reformën Zgjedhore pasi mendon se mes 2 partive të mëdha ka një pazar për të mos i hapur listat elektorale, siç ata kërkojnë.
Skepticizmin e opozitarëve parlamentarë e nxiti fakti se dokumenti i miratuar nga Këshilli Politik nuk do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilit i mbaroi mandati më 30 Qershor.
Ndërkohë demokratët jashtë i kanë kërkuar Kuvendit të miratojë sa më parë amendimet.
I gjendur përballë 2 opozitave, me atë jashtë parlamentit që ka një marrëveshje politike dhe me atë brenda, votat e së cilës i duhen për të kaluar Reformën, Kryeministri u kërkoi të ndalin presionin.
Opozitarët përballë i siguron se nuk do t?i miratojë amendimet me vota të trafikuara, siç ata e akuzojnë, por ju kërkon të bëjnë lëshime. Opozitarëve në selinë blu i kujton se është maxhoranca që drejton.
Sa i takon listave të hapura pranon se dhe sondazhet e tij flasin për mbështetje të madhe në publik, por në praktikë thotë se janë të vështira të implementohen.
Gjithsesi Rama përsërit premtimin se është i gatshëm t'i shterojnë të gjitha mundësitë e dialogut, për nismën për ndryshimet kushtetuese, që është duke u shqyrtuar nga Këshilli i Legjislacionit, por që do të votohet më vete nga amendimet e Kodit Elektoral.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS