Opozita bllokon foltoren dhe braktis Kuvendin, Ruçi: Rrugë të mbarë, mos bëni të fortin me mua

Report TV 2020-07-10

Views 3

TIRANE-Opozita e re parlamentare shkon në gjurmët e së vjetrës, PD-së dhe LSI-së. Deputetët e Kuvendit që u futën nga listat e PD-së dhe LSI-së në seancën e sotme bllokuan dy herë foltoren dhe më pas braktisën Kuvendin duke iu përgjigjur thirrjes së kryetarit të grupit Demokrat Myslym Murrizi. Por si nisi tensioni? Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, Myslym Murrizi kërkoi të replikonte, por Gramoz Ruçi nuk e lejoi. Në foltore me Murrizin u bashkuan edhe deputetë të tjerë të opozitës duke e bllokuar. Seanca u ndërpre 5 minuta me kërkesë të PS-së.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS