Top News - Kryeministri francez Edouard Philippe dorëhiqet nga posti

Top Channel Albania 2020-07-10

Views 0

Edouard Philippe është larguar nga posti i Kryeministrit, por do të vazhdojë të drejtojë ?çështjet aktuale? derisa të emërohet një kabinet i ri, njoftoi të premten zyra e Presidentit Francez.


Presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe më herët të Premten, konfirmoi presidenca franceze, sipas Reuters.

Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.

Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën 8 Korrik, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, ?menaxhojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re.?

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdouardPhilippe#EmmanuelMacron#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form