RENEA arreston te shumekerkuarin ne Bulqize

RTV KLAN 2020-07-10

Views 2

RENEA dhe forcat e komisariatit të Policisë së Bulqizës arrestuan mëngjesin e premtes Fadil Tërnovën, i shumë kërkuar dhe i dënuar më parë për vrasje dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale. Në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e tij duke vlerësuar veprat e rënda për të cilat kërkohej, por edhe rrezikshmërinë që ky person paraqiste, Komisariati i Policisë Bulqizë ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ?Fundi i arratisë?, në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes së forcave RENEA u bë e mundur kapja dhe prangosja e 32-vjeçarit.

Gjatë momentit të ndërhyrjes ai u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë. Gjithashtu gjatë operacioni forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip ?Glock? që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Kanosje për të mos kallëzuar krimin? dhe ?Armëmbajtja pa leje?. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ?Arrest në burg?.

Ndërkohë Tërnova ka qenë i dënuar për vrasjen e shtetasit me inicialet Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si ?Përndjekja?, ?Kanosja?, ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik?? dhe ?Shkatërrim i pronës??.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS